REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” SH.A
DREJTORIA
Rruga „ Shemsi Haka „ ish poligrafiku Tirane tel 02 355 161 mobil 0692023389
Nr 06 Prot
Date 06. 04. 2018
Lënda : Njoftim për mbledhjen e asamblese përgjithshme të aksionerëve
Drejtuar:
- Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Haxhi Baba Edmond Brahimaj
- Ekspertës Znj . Ana Osmani, Ekspertës Znj Estela Balili
- Aksionerve te shoqërisë ( www.urtesiabektashiane.al)
- Këshillit Mbikqyrës, Z. Uran Metko , Znj. Zamira Caushaj, Znj. Liljana Milo
Unë Drejtori i shoqërise tregtare”Urtesia Bektashiane” sh.a. , mbështetur në nenin 136,137 të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” si dhe në nenin 16 të Statutit të Shoqërisë, ju njoftoj mbi thirrjen e mbledhjen së zakonshme të Asamblesë të Aksionerve të Shoqërisë tregtare “Urtësia Bektashiane” sh.a, e cila do të zhvillohet në selinë e shoqërisë (ish-Poligrafiku) Tiranë, në datën 28.04.2018, në ora 10:00 am.
Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve do të marren në shqyrtim dhe do të merren vendime për çështjet me këtë rend dite:
- Raporti i Drejtorit te shoqërisë z. Jetmir Bodini.
- Raportin e Këshillit Mbikqyrës
- Diskutime të ndryshme nga personat fizike, te cilët gëzojne cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërise .
- Miratimin e pasqyrave financiare te shoqërise për vitin ushtrimor 2017 të audituara nga ekspertet Znj Ana Osmani dhe Znj Estela Balili.
- Vlërësimi i veprimtarisë së shoqërisë ( Propozime dhe vendime)
- Emërimin e ekspertit për auditimin e llogarive vjetore të shoqërise.
- Emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës
Njoftimi i aksionerëve do të bëhet sipas marveshjes të gjithë pranuar në faqen e internetit te shoqërise www.urtesiabektashiane.al
Duke ju falenderuar për mirkuptimin tuaj!
DREJTORI
JETMIR BODINI
Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij vendimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm: