REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” SH.A
DREJTORIA
Rruga „ Shemsi Haka „ ish poligrafiku Tirane tel 02 355 161 mobil 0692023389
Nr 09 Prot
Dt 10. 07. 2023
Lënda : Njoftim për mbledhjen e asamblese së përgjithshme të aksionerëve
Drejtuar:
- Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
Haxhi Baba Edmon Brahimaj - Ekspertes znj. Elza Balla
Ekspertes z. Vasillaq Larushi - Aksionerët e shoqërisë ( www.urtesiabektashiane.al)
- Këshillin Mbikqyrës,
z. Uran Metko, znj. Zamira Caushaj, znj. Liljana Milo
Unë Drejtori i shoqërise tregtare “Urtesia Bektashiane” sh.a, mbështetur në nenin 136, 137 të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” si dhe nenin 16 të Statutit të Shoqërisë, ju njoftoj mbi thirrjen e mbledhjen së zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerve të Shoqërisë tregtare Shtypshkronja “Urtësia Bektashiane” sh.a, e cila do të zhvillohet në selinë e shoqërisë (ish-Poligrafiku) Tiranë, në datën 31.07.2023 ora 10:00.
Në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve do të marren në shqyrtim dhe do të merren vendime për çështjet me këtë rend dite:
- Raporti i Drejtorit te shoqërisë z. Jetmir Bodini.
- Raportin e Këshillit Mbikqyrës
- Diskutime të ndryshme nga personat fizik, te cilët gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërise.
- Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 2022 të audituara nga ekspertët znj. Elza Balla dhe z. Vasillaq Larushi
- Emërimin e ekspertit për auditimin e llogarive vjetore të shoqërisë.
Njoftimi i aksionerëve të shoqërisë do të bëhet sipas marrveshjes së gjithë pranuar, në faqen e internetit te shoqërisë www.urtesiabektashiane.al
Duke ju falenderuar për mirkuptimin tuaj!
DREJTORI
JETMIR BODINI
Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij vendimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm: