Vendim Nr. 12

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” Sh.A
DREJTORIA


Adresa: Rr. “Shemsi Haka” Ish-Poligrafiku – Tiranë. mobile: 0692023385

VENDIM
Nr. 12 datë 31.07.2023

Në mbështetje të ligjit 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, si dhe në nenit 16 të Statutit të shoqërisë tregtare Shtypshkronja “Urtësia Bektashiane” sha, referuar raportit të Drejtorit të shoqërisë Z. Jetmir Bodini, raportit të Këshilit Mbikqyrës si dhe diskutimve të personave fizik, të cilēt gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërisë, gjatë mbledhjes së mbajtur në datën 31.07.2023, ora 10:00, Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të shoqërisë me pjesëmarrje 100% të aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, të cilët zotërojnë korumin e nevojshëm ligjor:

VENDOSI:

  1. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2022 të audituara nga ekspertët znj. Elsa Balla me nr.liçense 91, datë 10.01.2001 dhe z.Vasillaq Larushi nr.liçense 293, datë 27.08.2012.
  2. Të shpërndajë në formë dividenti fitimin e rezultatit ushtrimorë 1 Janar deri 31 Dhjetor 2022 (pas zbritjes së rezervës ligjore e tatimit të dividentit) në shumën prej 16.688.640 lekë.
  3. Të emërojë ekspertët znj.Elsa Balla me nr.liçense 91, datë 10.01.2001  dhe z. Vasillaq Larushi nr.liçense 293, datë 27.08.2012, për auditimin e pasqyrave financiare nga 1 Janar deri me 31 Dhjetor 2023.
  4. Të ngarkojë Drejtorin e Shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a, Z. Jetmir Bodini për zbatimin e këtij vendimi;

Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.


Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 83.618% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ

Shënim: Personat e interesuar për të pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Vendimit