REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” SH.A
DREJTORIA
Rruga „ Shemsi Haka „ ish poligrafiku Tirane, Mob. 069 20 23 385
Nr 11 Prot
Dt 01. 07. 2025
Lënda : Njoftim për mbledhjen e Asamblese Përgjithshme të Aksionerëve
Drejtuar:
- Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
Haxhi Baba Edmon Brahimaj - Ekspertes znj. Ana Osmani
Ekspertes z. Elza Balla - Aksionerët e shoqërisë ( www.urtesiabektashiane.al)
- Këshillit Mbikqyrës,
z. Uran Metko, znj. Zamira Caushaj, znj. Liljana Milo
Unë Drejtori i shoqërise tregtare “Urtesia Bektashiane” sh.a Tiranë, mbështetur në nenin 136, 137 të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” si dhe nenin 16 të Statutit të Shoqërisë, ju njoftoj mbi thirrjen e mbledhjen së zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerve të Shoqërisë tregtare “Urtësia Bektashiane” sh.a, e cila do të zhvillohet në selinë e shoqërisë (ish-Poligrafiku) Tiranë, në datën 25.07.2025 ora 10:00.
Në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve do të marren në shqyrtim dhe do të merren vendime për çështjet me këtë rend dite:
- Raporti i Drejtorit te shoqërisë z. Jetmir Bodini.
- Raporti i Këshillit Mbikqyrës
- Diskutime të ndryshme nga personat fizik të cilët gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërisë.
- Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin 2025, të audituara nga ekspertët Znj. Elza Balla dhe Znj. Ana Osmani.
- Vlerësimi i veprimtarisë së shoqërisë (propozime dhe vendime).
- Emërimi i ekspertit për auditimin e llogarive vjetore të shoqërisë për vitin ushtrimor 2025.
Njoftimi i aksionerëve të shoqërisë do të bëhet sipas marrveshjes së gjithë pranuar, në faqen e internetit te shoqërisë www.urtesiabektashiane.al.
Duke ju falenderuar për mirkuptimin tuaj!
DREJTORI
JETMIR BODINI
Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm: