Njoftim për mbledhjen e Asamblese – Shkurt 2024

REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” SH.A
DREJTORIA
Rruga „ Shemsi Haka „ ish poligrafiku Tirane tel 02 355 161 mobil 0692023389

Nr 10 Prot

Dt 20. 02. 2024

Lënda : Njoftim për mbledhjen e Asamblese Përgjithshme të Aksionerëve
Drejtuar:

  1. Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
    Haxhi Baba Edmon Brahimaj
  2. Ekspertes znj. Ana Osmani
    Ekspertes z. Elza Balla Nr liç 31, Vasillaq Larushi Nr liç 293
  3. Aksionerët e shoqërisë ( www.urtesiabektashiane.al)
  4. Këshillit Mbikqyrës,
    z. Uran Metko, znj. Zamira Caushaj, znj. Liljana Milo

Unë Drejtori i shoqërise tregtare “Urtesia Bektashiane” sh.a, mbështetur në nenin 136, 137 të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” si dhe nenin 16 të Statutit të Shoqërisë, ju njoftoj mbi thirrjen e mbledhjen së zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerve të Shoqërisë tregtare “Urtësia Bektashiane” sh.a, e cila do të zhvillohet në selinë e shoqërisë (ish-Poligrafiku) Tiranë, në datën 15.03.2024 ora 10:00.

Në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve do të marren në shqyrtim dhe do të merren vendime për çështjet me këtë rend dite:

  1. Raporti i Drejtorit te shoqërisë z. Jetmir Bodini.
  2. Emërtimi i antarëve të Këshillit Mbikqyrës
  3. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërise për vitin ushtrimor 2023
  4. Shqyrtimin e kërkesës me nr 657 prot datë 12.12.2023 të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
  5. Emërimin e ekspertit për auditimin e llogarive vjetore të shoqërisë.
  6. Diskutime dhe vendime për çeshtje të ndryshme.

Njoftimi i aksionerëve të shoqërisë do të bëhet sipas marrveshjes së gjithë pranuar, në faqen e internetit te shoqërisë www.urtesiabektashiane.al dhe në një nga gazetat e përditshme të shtypit
Duke ju falenderuar për mirkuptimin tuaj!

DREJTORI
JETMIR BODINI

Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij vendimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Njoftimit