Njoftim për mbledhjen e Asamblese – Korrik 2017

REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” SH.A
DREJTORIA
Rruga „ Shemsi Haka „ ish poligrafiku Tirane tel 02 355 161 mobil 0692023389

Nr 24 Prot
Date 01. 07. 2017
Lënda : Njoftim për mbledhjen e asamblese përgjithshme të aksionerëve
Për :

  1. Kryegjyshatën Botërore Bektashiane Haxhi Baba Edmond Brahimaj
  2. Ekspertës Znj . Ana Osmani Liç Nr 85 datë 07.12.2000 Ekspertës Znj Estela Balili Liç Nr 218 datë 04.10.2010
  3. Aksionerve te shoqërisë( www.urtesiabektashiane.al)
  4. Këshillit Mbikqyrës, Uran Metko , Zamira Caushaj, Liljana Milo

Unë Drejtori i shoqërise tregtare”Urtesia Bektashiane” sh.a. , me të drejtën qe me jep Ligji nr.7638 date 19.11.1992 “Per shoqërite tregtare” neni 132 i tij i ndryshuar ne ligjin Nr 9901 date 14.04.2008 si dhe “Statuti” i shoqërise neni 16.

Thirrjen e Mbledhjes se Zakonshme te Asamblese te Aksionerve të shoqërise tregtare ” Urtësia Bektashiane” sh.a., e cila do te zhvillohet ne date 22.07.2017, ne selinë e shoqërise ( ish-Poligrafiku ) Tirane ora 10:00

Mbledhja e Asamblesë së përgjithshme të aksionerëve do te marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për çeshtjet me këtë rend dite:

  1. Raporti i Drejtorit te shoqërisë z. Jetmir Bodini.
  2. Raportin e Këshillit Mbikqyrës
  3. Diskutimet e personave fizike, te cilët gëzojne cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërise .
  4. Miratimin e pasqyrave financiare te shoqërise për vitin ushtrimor 2016 të audituara nga ekspertet Znj Ana Osmani , Znj Estela Balili.
  5. Vlërësimi i veprimtarisë së shoqërisë ( Propozime dhe vendime)
  6. Emërimin e ekspertit për auditimin e llogarive vjetore të shoqërise.

Njoftimi i aksionereve te kryhet sipas marveshjes te gjithë pranuar ne faqen e internetit te shoqërise www.urtesiabektashiane.al
Duke ju falenderuar per mirkuptimin tuaj!

DREJTORI
JETMIR BODINI

Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij vendimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Vendimit