REPUBLIKA E SHQIPËRISE
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” SH. A
ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
Adresa: Rr” Shemsi Haka” Ish Poligrafiku – Tirane
VENDIM
(I asamblese se përgjithshme te aksionerve)
Nr. 53 , date 07.07.2012
Ne mbështetje te Ligjit Nr. 9901, date 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqërite tregtare” si dhe nenit 11 te Statutit te shoqërise “Urtesia Bektashiane” sh.a. Me date 07.07.2012 u zhvillue mbledhja e asamblese se përgjithshme e aksionerve, pasi u bë evidentimi i tyre rreth pjesmarrjes se aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, te cilët zotërojne korumin e nevojshem ligjor, me votim 100 % te tyre për te zhvilluar rregullisht mbledhjen e asamblese se zakonshmë si dhe pasi degjoi:
- Raporti i Drejtorit te shoqërise , z. Jetmir Bodini.
- Raportin e Keshillit Mbikqyres
- Diskutimet e personave fizike, te cilët gëzojne cilësine e zotëruesit të aksioneve të shoqërise.
- Miratimin e pasqyrave financiare te shoqërise për vitin ushtrimor 2011 te audituara nga shoqeria ” AD – Auditing” shpk.
- Vlërsimi i veprimtarise së shoqërise (neni 105 i K.Tregtar) : ( shqyrtim kërkesash nga aksionere te ndyshem dhe vendime)
- Emërimin e nje eksperti kontabel për auditimin e Ilogarive vjetore të shoqërise . 7. Rimandatimin e antarëve te Këshillit Mbikqyrës
VENDOSI
- Miratimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 1 Janar 2011 deri me 31 dhjetor 2011, te audituara nga shoqëria ” AD – Auditing” sh.p.k.
- Nga fitimi shoqërise për vitin ushtrimor 2011 në shumen 8 034 147 leke , zbritet rezerva ligjore 5 °/0 si 10% tatimi mbi dividentin , shume e mbetur prej 7 230 732 leke te shpërndahet si divident për aksioneret ne bazë te % qe zotëron secili kundrejt kapitalit.
- Emëron shoqërine “E@B- Auditing” sh.p.k. me administratore Elza Berberi e identifikuar me NIPT L014 09001J për_auditimin e pasqyrave financiare te shoqërise per vitin ushtrimor 1 janar deri me 31 dhjetor 2012, bazuar ne Ligjin Nr. 9901, date 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”.
- Asambleja e përgjithshme e aksionerve me votim 100% te pranishme riemeron për një mandat tjeter antarët e këshillit mbikqyrës.
- Uran Metko
- Zamira Caushi
- Liljana Milo
- Fondi vjetor për Këshillin Mbikqyrës do te jete 506 000 leke. Ky fond do të përballohet nga të ardhurat e shoqërise.
Ngarkohet per zbatimin e ketij vendimi Drejtori i shoqerise ” Urtesia Bektashiane ” sha z.Jetmir Bodini, keshilli mbikqyres,
Ky vendim hyn ne fuqi mënjehere.
KRYEGJYSHATA Boterere Bektashiane
( zoteruesi i 80% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ
Kryetari i Asamblese
Uran Metko
Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm: