Njoftim për mbledhjen e asamblesë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” SH.A
DREJTORIA
Adresa: Rr” Shemsi Haka” Ish Poligrafiku – Tirane

VENDIM Nr. 40 , date 11.06.2012

MBINJOFTIMIN E AKSIONERVE PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESE SË PËRGJITHSHME PËR VITIN 2012

Ne mbeshtetje te Ligjit Nr. 9901, date 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare” neni 83 si dhe nenit 11 te Statutit te Shoqerise “Urtesia Bektashiane”, sh.a:

VENDOSA

Thirrjen e Mbledhjes se Zakonshme te Asamblese te Aksionerve të shoqërise tregtare ” Urtësia Bektashiane” sh.a., e cila do te zhvillohet ne date 07.07.2012, ne selinë e shoqërise ( ish-Poligrafiku ) Tirane ora 12 00

Mbledhja e Zakonshme e Asamblesë se aksionerëve do te marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për ceshtjet me kete rend dite :

  1. Raporti i Drejtorit te shoqërise , z. Jetmir Bodini.
  2. Raportin e Keshillit Mbikqyres .
  3. Diskutimet e personave fizike, te cilët gëzojne cilësine e zotëruesit të aksioneve të shoqërise .
  4. Miratimin e pasqyrave financiare te shoqërise për vitin ushtrimor 2011 te audituara nga shoqeria ” AD — Auditing” shpk.
  5. Vlërsimi i veprimtarise së shoqërise (neni 105 i K.Tregtar) : ( shqyrtim kërkesash nga aksionere te ndyshem dhe vendime)
  6. Emërimin e nje eksperti kontabel për auditimin e llogarive vjetore të shoqërise .
  7. Rimandatimin e antarëve te Këshillit Mbikqyrës Njoftimi i aksionereve te kryhet sipas marveshjes te gjithë pranuar ne shtypin e përditshëm.

Duke ju falendëruar per mirkuptimin tuaj!

DREJTORI

JETMIR BODINI

Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Njoftimit