Vendim Nr. 07

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” Sh.A
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME


Adresa: Rr. “Shemsi Haka” Ish-Poligrafiku – Tiranë. mobile: 0692023389

VENDIM
Nr. 07 datë 28.04.2018

Në mbështetje të Ligjit Nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, nenit 16 të Statutit të shoqërise “Urtësia Bektashiane” sh.a si dhe referuar raportit të drejtorit të shoqërisë Z. Jetmir Bodini, raportit të Këshillit Mbikqyrës si dhe diskutimeve të personave fizik, te cilët gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërise gjatë mbledhjes së mbajtur në datën 28.04.2018 nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me pjesëmarrje 100% të aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, të cilët zotërojnë korumin e nevojshëm ligjor:

VENDOSI:

  1. Të miratojë pasqyrat financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2017 të audituara nga ekspertët Znj. Ana Osmani liç, Nr 85 datë 07.12.2000, Znj. Estela Balili liç Nr. 218 datë 04.10.2010.
  2. Të shpërndajë në formë dividenti fitimin e rezultatit ushtrimorë 1 Janar deri 31 dhjetor 2017, në shumën prej 7 150 798 lekë neto, pasi janë zbritur detyrimet përkatëse.
  3. Të emërojë ekspertet Znj. Ana Osmani dhe Znj. Estela Balili për auditimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri me 31 Dhjetor 2018.
  4. Emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, Z. Uran Metko, Znj. Zamira Çaushaj dhe Znj. Liljana Milo.
  5. Të miratojë fondin vjetor për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në shumën prej 610,000 (gjashtëqindedhjetëmijë) lekë.
  6. Të ngarkojë Drejtorin e Shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a, Z. Jettnir Bodini për zbatimin e këtij vendimi,

Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 80.275% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ

Shënim: Personat e interesuar për të pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Njoftimit