REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” Sh.A
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
Adresa: Rr. “Shemsi Haka” Ish-Poligrafiku – Tiranë. mobile: 0692023389
VENDIM
Nr. 10 datë 01.08.2022
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, nenit 16 të Statutit të shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a si dhe referuar raportit të drejtorit të shoqërisë Z. Jetmir Bodini, Raportit të Këshilit Mbikqyrës si dhe diskutimve të personave fizik, të cilēt gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërisë, gjatë mbledhjes së mbajtur në datën 08.05.2021 nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me pjesëmarrje 100% të aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, të cilët zotërojnë korumin e nevojshëm ligjor:
VENDOSI:
- Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2021 të audituara nga ekspertët Znj. Ana Osmani Liç. Nr. 85 datë 07.12.2000, Znj. Elsa Balla Liç. Nr. 91 datë 10.01.2001
- Të shpërndajë në formë dividenti fitimin e rezultatit ushtrimorë 1 Janar deri 31 Dhjetor 2021, në shumën prej 6,868,508 lekë neto, pasi janë zbritur detyrimet përkatëse ligjore.
- Të emërojë ekspertët znj. Ana Osmani dhe znj.Elsa Myslim Balla për auditimin e llogarive vjetore të shoqërisë për vitin ushtrimor 1 Janar deri me 31 Dhjetor 2022.
- Riemërojë antarët e këshillit mbikqyrës Liljana Milo, Uran Metko, Zamira Caushaj
- Të ngarkojë Drejtorin e Shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a, Z. Jetmir Bodini për zbatimin e këtij vendimi;
Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 83.471% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ
Shënim: Personat e interesuar për të pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm: