Vendim Nr. 14

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” Sh.A
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME


Adresa: Rr. “Shemsi Haka” Ish-Poligrafiku – Tiranë. mobile: 0692023389

VENDIM
Nr. 14 datë 08.05.2021

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, nenit 16 të Statutit të shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a si dhe referuar raportit të drejtorit të shoqërisë Z. Jetmir Bodini, Raportit të Këshilit Mbikqyrës si dhe diskutimve të personave fizik, të cilēt gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërisë, gjatë mbledhjes së mbajtur në datën 08.05.2021 nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me pjesëmarrje 100% të aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, të cilët zotërojnë korumin e nevojshëm ligjor:

VENDOSI:

  1. Të miratojë pasqyrat financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2020 të audituara nga ekspertët Znj. Ana Osmani Liç. Nr. 85 datë 07.12.2000, Znj. Elsa Balla Liç. Nr. 91 datë 10.01.2001
  2. Të shpërndajë në formë dividenti fitimin e rezultatit ushtrimorë 1 Janar deri 31 Dhjetor 2020, në shumën prej 7635820 lekë neto, pasi janë zbritur detyrimet përkatëse.
  3. Të emërojë ekspertët Znj. Ana Osmani Liç. Nr. 85 datë 07.12.2000, Elsa Myslim Balla Liç. Nr. 91 datë 10.01.2001 për auditimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri me 31 Dhjetor 2021.
  4. Riemërojë antarët e këshillit mbikqyrës Liljana Milo, Uran Metko, Zamira Caushaj
  5. Të ngarkojë Drejtorin e Shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a, Z. Jetmir Bodini për zbatimin e këtij vendimi;

Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.


Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 81.812% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ

Shënim: Personat e interesuar për të pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Vendimit