Vendim Nr. 20

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTËSIA BEKTASHIANE” Sh.A
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME


Adresa: Rr. “Shemsi Haka” Ish-Poligrafiku – Tiranë. mobile: 0692023389

VENDIM
Nr. 20 datë 27.05.2019

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, nenit 15 të Statutit të shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a si dhe referuar raportit të drejtorit të shoqërisë Z. Jetmir Bodini, diskutimeve të personave fizik të cilët gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërise gjatë mbledhjes së mbajtur në datën 27.05.2019 nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me pjesëmarrje 100% të aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, të cilët zotërojnë korumin e nevojshëm ligjor:

VENDOSI:

  1. Të miratojë pasqyrat financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2018 të audituara nga ekspertët Znj. Ana Osmani Liç. Nr. 85 datë 07.12.2000, Znj. Elsa Myslim Balla Liç. Nr. 91 datë 10.01.2001
  2. Të shpërndajë në formë dividenti fitimin e rezultatit ushtrimorë 1 Janar deri 31 dhjetor 2018, në shumën prej 7 816 536 lekë neto, pasi janë zbritur detyrimet përkatëse.
  3. Të emërojë ekspertët Znj. Ana Osmani Liç. Nr. 85 datë 07.12.2000, Elsa Myslim Balla Liç. Nr. 91 datë 10.01.2001 për auditimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri me 31 Dhjetor 2019.
  4. Të miratojë fillimin e proçedurës për hartimin e projektit, marrjen e lejes pranë Bashkisë Tiranë për ndërtimin e “objekt shërbimi” për nevojat e shoqërisë.
  5. Të ngarkojë Drejtorin e Shoqërisë “Urtësia Bektashiane” sh.a, Z. Jetmir Bodini për zbatimin e këtij vendimi,

Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.


Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 80.275% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ

Shënim: Personat e interesuar për të pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Njoftimit