Vendim Nr. 46

REPUBLIKA. E SHQIPËRISË
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” SH. A
ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
Adresa: Rr” Shemsi Haka” Ish Poligrafiku – Tirane mobil 0692023389

VENDIM
Nr. 46, date,26-07-2014

Ne mbështetje të Ligjit Nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqërite tregtare”, nenit 15 te Statutit te shoqërise “Urtësia Bektashiane” sh.a si dhe referuar Raportit të Drejtorit të shoqërise Z.Jetmir Bodini, Raportit të Këshillit Mbikqyrës si dhe diskutimeve të personave iizike, te cilët gëzojne cilësine e zotëruesit të aksioneve të shoqërise gjatë mbledhjes së mbajtuar në datën 26.07.2014 nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerve me pjesemarrje 100% të aksionerëve ose përfaqësuesve të tyre, te cilët zotërojne koriumin e nevojshëm ligjor:

VENDOSI:

  1. Të miratojë pasqyrat financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri me 31 Dhjetor 2013 te audituara nga shoqëria “EgB Auditing” shpk ;
  2. Të shpërndaje ne forme dividenti fitimin e rezultatit ushtrimor 1 janar deri 31 dhjetor 2013, në shumën prej 7 287 846 leke neto , pasi jane zbritur rezerva statutore, tatimi mbi dividentin;
  3. Të emërojë shoqërinë “AD-Auditing” shpk për auditimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 1 janar deri me 31 dhjetor 2014;
  4. Të miratojë fondin vjetor për shpërblimin e antarëve te Këshillit Mbikqyrës ne shumën prej 610,000 ( gjashtëqindedhjetemije) leke;
  5. Të ngarkojë Drejtorin e shoqërise “Urtësia Bektashiane” sh.a Z.Jetmir Bodini për zbatimin e ketij vendimi;

Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 80% te aksioneve)
Haxhi Baba Edmond Brahimaj

Kryetarja e Asamblese
Zamira Caushaj

Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij vendimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Vendimit